UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë dhe nga Kosova ndeshjet e Champions League

UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë dhe nga Kosova ndeshjet e Champions League

21:34, 05/07/2021
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të rikthehet Liga e Kampionëve,  teksa do të zhvillohen disa prej sfidave të raundit të parë eliminator.

Por përpos ekipeve dhe futbollistëve, këtë herë do të shohim në fushë edhe arbitra shqiptarë.

UEFA ka vendosur t’i besojë gjyqtarëve të Kategorisë Superiore takimin mes Bodo/Glimt dhe Legias së Varshavës, ku pritet të aktivizohet edhe talenti Ernest Muçi.

Kjo përballje që do të zhvillohet, më datën 7 korrik, në orën 18:00 në Norvegji, i është besuar 4 gjyqtarëve shqiptarë me kryesore Juxhin Xhajën, teksa ndihmës të tij do të jenë Denis Rexha dhe Dojando Myftari. Ndërkohë që Olsid Ferataj do të jetë gjyqtar i katërt.

Moment historik edhe për gjyqtarët kosovarë. Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA arbitrat kosovarë do të vendosin drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian Liga e Kampionëve.

Është gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimi, si dhe gjyqtarin e katërt, Dardan Çaka, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërmjet skuadrës kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb dhe kampionit të Islandës, Valur.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 20:00, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco