Kosova dështon në eksperimentin me Guinean

Kosova dështon në eksperimentin me Guinean

18:33, 08/06/2021
A+ Aa A-

Kosova pësoi një disfatë 1-2 kundër Guineas në miqësoren e luajtur ditën e sotme në kompleksin “Arslan Zeki Demirçi” në Turqi.

Tekniku Bernard Challandes hodhi një formacion eksperimentues në fushë duke lënë jashtë yjet e skuadrës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Guinea shpërtheu duke shënuar dy gola për gjashtë minuta.

Fillimisht ishte Kojate i cili mposhti portierin e Tiranës, Visar Bekajn, në minutën e 60-të të takimit.

6 minuta më vonë, Guinea dyfishoi shifrat ne anët të Kante, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Dardanët ngushtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit me sulmuesin Arb Manaj, i cili gjen dhe golin e parë me përfaqësuesen e Kosovës.

Mbyllet negativisht ky test i Kosovës, por Challandes kreu dhe 6 zëvendësime për të testuar të gjithë kontingjentin e grumbulluar të Dardanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco