Edon Zhegrova nuk përmbahet; Dua të luaj te Barcelona, asnjë lojtar nuk është më i mirë se unë

Edon Zhegrova nuk përmbahet; Dua të luaj te Barcelona, asnjë lojtar nuk është më i mirë se unë

15:18, 31/05/2021
A+ Aa A-

Edon Zhegrova është një nga lojtarët shqiptarë më të talentuar teksa është pjesë e Basel në Zvicër.

Sulmuesi mund të bëjë edhe më shumë në fushë, nëse do të ishte më i përqendruar pasi shpeshherë merr kritika për faktin që nuk fokusohet mjaftueshëm.

Gjithsesi, në një intervistë të fundit për ATV, Zhegrova thekson se sa më shumë komente negative të marrë aq më shumë forcohet, ndërsa shton se qëllimi i tij është të luajë te Barcelona.

“Nuk jam ndalur kurrë deri sa arrita qëllimin tim për të mbërritur deri këtu jam. Familja më ka përkrahur shumë për të mbërritur deri këtu, do t’i jem gjithmonë falënderues. Babi dhe mami më kanë përkrahur më shumë, por nuk e harroj edhe gjyshin që më ka regjistruar për herë të parë në futboll. Kur futem në fushë mendoj dhe për të që më sheh nga lart.

Si nisi karriera? Ishte një ndeshje në Prishtinë dhe atje ishin disa skautë nga Belgjika. Në atë ndeshje kam shënuar pesë gola. Arrita që t’i bind ata për të marrë mua me gjithë familjen në Belgjikë.

Për momentin jam te Baseli dhe shumë i lumtur. Në sezonin tjetër pres që të jem edhe më mirë, për të kaluar në një klub më të madh. Komentet pozitive i mirëpres, negativet nuk më bëjnë përshtypje. Sa më shumë komente negative që më bëni, aq më i fortë bëhem. Qëllimi im është që të luaj te Barcelona dhe nuk ndalem kurrë derisa të mbërrij atje.

Cili lojtar është më i mirë se mua? Asnjë, asnjë hiç. Jam single, por kurrë nuk jam vetëm. Kam tradhtuar dhe asnjëherë nuk më ka tradhtuar askush. E kam bërë, por pa qëllim”, u shpreh Zhegrova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco