Dyshime për trukim të ndeshjeve/ Federata e Kosovës nis hetimin për klubet

Dyshime për trukim të ndeshjeve/ Federata e Kosovës nis hetimin për klubet

16:35, 25/05/2021
A+ Aa A-

Kampionati kosovar u mbyll këtë javë, teksa skuadër kampione u shpall Prishtina, e cila fitoi konkurrencën me Dritën dhe Ballkanin.

Ditën e sotme, në një mbledhje të Federatës së Futbolli në Kosovë u shprehen shqetësimet për trukime në disa ndeshje gjatë kampionatit, teksa në njoftimin e vetë federatës thuhet se janë disa ndeshje në investigim pa dhënë detaje të tjera.

Gjithashtu në njoftim thuhet se federatat është kundër lejimit të zhvillimit të “Kupës serbe” brenda territorit kosovar, duke kërkuar dhe mbështetjen e organeve shtetërore në këtë drejtim.

Njoftimi nga FFK-ja

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE analizoi dhe diskutoi për rrjedhën dhe përfundimin e garave në këtë edicion, duke konstatuar se garat patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë si dhe përfundim të mirë, duke mos përjashtuar faktin se disa ndeshje janë nën investigim.

KE diskutoi edhe për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe për të ashtuquajturën Kupë e Serbisë në territorin e Kosovës dhe me këtë rast KE sikur edhe më parë edhe njëherë ka reaguar ashpër, sepse i vetmi organ për zhvillimin e futbollit në territorin e Republikës së Kosovës është Federata e Futbollit e Kosovës. Prandaj, KE është i vendosur që të mos lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve që kanë karakter zyrtar, por njëkohësisht u bënë ftesë të gjitha organeve tjera shtetërore që të reagojnë ashpër në këtë drejtim.

KE diskutoi edhe për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021. Po ashtu, KE përcaktoi edhe datat e fillimit të afatit kalimtar. Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021.

KE diskutoi edhe për përgatitjet e ndeshjeve miqësore të Kombëtares A, e ku u konstatua se përgatitjet po ecin mirë. Kështu, që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Maltës edhe atë në Austri, pasi që më parë është tërhequr Kombëtarja e Kazakistanit me shkakun se shteti i Kazakistanit nuk e ka njohur Kosovën.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë. Po ashtu, KE diskutoi edhe për kampin stërvitor dhe përgatitjen e Kombëtares U21 për ndeshjen kundër Andorrës.

KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco