Kosova ‘kënaqet’ me një gol ndaj Spanjës

Kosova ‘kënaqet’ me një gol ndaj Spanjës

22:46, 31/03/2021
A+ Aa A-

Kosova është mposhtur nga Spanja me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

“Dardanët” u treguan të kujdesshëm në minutat e para të ndeshjes, duke mos i lënë shumë hapësira spanjollëve për të rrezikuar.

Duhej një supergol si ai i Olmo në minutën e 34’ për të zhbllokuar sfidën, teksa dy minuta më vonë Ferran Torres dyfishoi shifrat, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone.

Halimi në minutën e 70’ shënoi një gol të çmendur nga afro 40 metra, pas daljes së gabuar të portierit spanjoll, Simon.

Megjithatë kjo zgjati vetëm 5 minuta, pasi Moreno shënoi të tretin për Spanjën në minutën e 75’, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Vlen të theksohet se në minutat e fundit Kosova kishte dy raste të mira për shënim me Kastratin, po ky i fundit nuk u shfaq i saktë para porte.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco