Kryediplomatja spanjolle për ndeshjen me Kosovën: Të mos përzihet futbolli me politikë

Kryediplomatja spanjolle për ndeshjen me Kosovën: Të mos përzihet futbolli me politikë

20:55, 29/03/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunimit, Arancha Gonzalez Laya, ka kërkuar këtë të hënë të mos ngatërrohen “rregullat e futbollit” të vendosura nga FIFA me ligjin ndërkombëtar me politikën, përpara ndeshjes Kosovë-Spanjë të mërkurën në Sevilla.

Ajo këto deklarime i ka bërë një konferencë për shtyp me Ministrin Algjerian të Punëve të Jashtme, Sabri Boukadoum, Gonzalez Laya kur është pyetur nëse ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e Spanjës në lidhje me njohjen e Kosovës.

“Futbolli është futboll dhe rregullat e futbollit përcaktohen nga FIFA, dhe për këtë arsye për Spanjën, një vend që e do futbollin dhe adhuron një futboll të mirë, duhet të mirëpritet”, tha ministrja.

Spanja është në mesin e shteteve që nuk e njeh diplomatikisht Kosovën.

Federata e Spanjës në futboll, në lajmërimin e ndeshjeve të Spanjës, Kosovës iu është referuar si territor, duke mos e njohur si shtet.

Ministrja ka kërkuar të mos ngatërrojë ato me rregullat e vendosura nga UEFA me ato të së drejtës ndërkombëtare.

“Unë i uroj Kosovës më të mirën, megjithëse do të vë bast për Spanjën”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco