Ujkani: Ndeshjen që zhvilluam me Lituaninë ta përsërisim ndaj Suedisë

Ujkani: Ndeshjen që zhvilluam me Lituaninë ta përsërisim ndaj Suedisë

13:10, 25/03/2021
A+ Aa A-

Me Aranit Muriçin të përjashtuar për çështje disiplinore, Samir Ujkani ishte titullar mes shtyllave të portës së Kosovës.

32-vjeçari ia doli të ruajë të paprekur kuadratin e tij, ndonëse nuk pati shumë punë ndaj Lituanisë, me “Dardanët” që fituan thellë 4-0.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?

Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi vinim pas një periudhe të gjatë pa grumbullim dhe kishim nevojë për një fitore si kjo. Kemi bërë mirë në fushë dhe ia kemi dalë që jo vetëm të shënojmë 4 herë, por të mos marrim asnjë gol. Besoj që edhe trajneri ka mbetur i kënaqur me paraqitjen tonë.

U patë shpesh të drejtonit repartin e mbrojtjes me këshillat e tua…

Në fakt u provua Vojvoda në qendër, në një rol që nuk është i tij, por që e bëri shumë mirë. Pati pak momente pasigurie në fillim të ndeshjes, por më pas të gjithë bëmë shumë mirë dhe morëm kontrollin e lojës.

A besoni në një rezultat pozitiv edhe ndaj Suedisë?

Skuadra është në formë të mirë dhe jemi thuajse të gjithë në grumbullim. Shpresoj që të përsëritim një ndeshje të mirë edhe ndaj Suedisë, ku kanë rëndësi pikët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco