Shqipëri-Kosovë/ Miqësorja e veteranëve mbyllet pa gola

Shqipëri-Kosovë/ Miqësorja e veteranëve mbyllet pa gola

16:22, 16/02/2021
A+ Aa A-

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky takim u luajt në stadiumin e 2 Korrikut dhe ishte vendosur të zhvillohej për të festuar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që është nesër, datë 17 shkurt.

Për sa i përket takimit, edhe pse në fushë kishte emra të shquar si Bushi, Bogdani, Lala, Kola, Agolli, Aliaj, Haxhi dhe shumë të tjerë, sërish nuk u prodhuan gola.

Megjithatë, i rëndësishëm ishte qëllimi i aktivitetit dhe nostalgjia për emrat e sipërpërmendur, të cilët në fakt tashmë kanë krijuar kombëtaren e veteranëve pasi më parë kanë luajtur edhe ndaj “kolegëve” të Italisë dhe Greqisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco