Kupa e Italisë/ Goli i parë në Itali, Vedat Muriqi kualifikon Lazio-n në çerekfinale

Kupa e Italisë/ Goli i parë në Itali, Vedat Muriqi kualifikon Lazio-n në çerekfinale

23:12, 21/01/2021
A+ Aa A-

Lazio është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italsië. Bardhekaltërit mpshtën Parmën me rezultatin 2-1.

Ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ai i cili shënoi golin e fitores për lacialët, në minutën e 90-të të takimit. 26 vjeçari goditi me kokë një top të krosuar nga Parolo, duke tundur rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Fillimisht, Lazio kishte kaluar në avantazh me anë të Parolo-s, por Parma arriti të regonte dhe barazoi rezultatin me Valentin Mihaila.

Bardhekaltërit nuk u dorëzuan dhe Muriqi justifikoi besimin e trajnerit Simone Inzaghi, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Kujtojmë që ky është goli i parë për sulmuesin e përfaqësuese së Kosovës me fanellën e Lazio-s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco