Zhbllokohet merkatoja e klubit shqiptar

Zhbllokohet merkatoja e klubit shqiptar

14:22, 14/01/2021
A+ Aa A-

Lajm i mirë për skuadrën e Ballkanit, e cila drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi.

Klubit të Superligës së Kosovës i është zhbllokuar merkatoja ditën e sotme.

“Xhebrailat” njoftuan në faqen zyrtare se sistemi i transferimit të lojtarëve për Ballkanin është kthyer në funksionalitet të plotë.

Merkatoja e Ballkanit u bllokua para disa ditësh për shkak të një borxhi ndaj sulmuesit serb Demir Avdiç, i cili ishte pjesë e skuadrës përpara dy vitesh.

Njoftimi i Ballkanit

“Të dashur tifozë

Te nderuara media,

Njoftim për të gjitha palët e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar para 2/3 ditëve ,

TMS ka qen e bllokuar vetëm 2 ditë si shkak i një dënimi për një ish-lojtar që ka qenë në provë para 2 viteve.

Faleminderit për interesimin.

Na priftë e mbara!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco