Rrahmani bëhet çështje në Itali: Ka luajtur 3 minuta dhe paguhet 1.8 milionë euro

Rrahmani bëhet çështje në Itali: Ka luajtur 3 minuta dhe paguhet 1.8 milionë euro

10:37, 09/01/2021
A+ Aa A-

Amir Rrahmani nuk ka pasur shumë mundësi aktivizimi me Napolin gjatë këtij sezoni, edhe pse mbrojtësi i Kosovës në fillim u transferua për të pasur një rol protagonist, pas provave të shkëlqyera me Veronën.

Madje, paraqitjet me veronezët bënë që të kaltrit të paguanin plot 14 milionë euro për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës. Një shifër që nuk mund të injorohet dhe në Itali e theksojnë, teksa po ashtu theksojnë edhe faktin se ish-futbollisti i Partizanit paguhet 1.8 milionë euro dhe deri më tani ka luajtur vetëm tre minuta, të cilat erdhën në ndeshjen e tre janarit ndaj Kaljarit.

Shumë pak, megjithatë trajneri Xhenaro Gatuzo do t’i besojë më shumë Rrahmanit në pjesën e dytë të sezonit dhe nesër ndaj Udinezes, 26-vjeçari mund ta nisë nga minuta e parë sfidën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco