Ibrahimi: Prishtina nuk më ka paguar, do ta padis në UEFA

Ibrahimi: Prishtina nuk më ka paguar, do ta padis në UEFA

17:54, 04/01/2021
A+ Aa A-

Të shumtë janë futbollistët që kanë probleme me pagat në Shqipëri apo Kosovë. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe ish-futbollistët të Prishtinës, Labinot Ibrahimi.

Ibrahimi, tregon së fundmi për Indeksonline se ka rroga të pamarra nga klubi prishtinali, teksa bëhet fjalë për shumë të konsiderueshme parash, ndërsa shton se në rast se nuk ka një zgjidhje atëherë do t’i drejtohet UEFA-s.

“Prishtina na ka thënë që do të takohemi deri me 31 dhjetor, por ende nuk ka asgjë. Nëse FFK-ja nuk ndërmerr diçka do ta padisë në gjyq dhe do ta çojë rastin deri në UEFA, sepse nuk janë pak para ato”, u shpreh Ibrahimi.

Përveç Ibrahimit, janë edhe disa lojtarë të tjerë ndaj të cilëve Prishtina nuk ka shlyer ende obligimet financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco