Dalin përgjigjet e tamponëve te Napoli, ja çfarë ka ndodhur me Rrahmanin dhe Hysajn

Dalin përgjigjet e tamponëve te Napoli, ja çfarë ka ndodhur me Rrahmanin dhe Hysajn

14:59, 02/12/2020
A+ Aa A-

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kaluar koronavirusin. Lajmi u dha nga klubi i Napolit, ku saktësohet se analizat në klinikën “Pineta Grande” treguan se qendërmbrojtësi rezultoi negativ me COVID-19.

Nga ana tjetër, vazhdon të jetë i infektuar me koronavirus, lojtari tjetër shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj.

“Rrahmani rezultoi negativ për COVID-19 në tamponin e fundit. Ai përfundoi vizitat në klinikën ‘Pineta Grande’ me doktor Elpidio Pecelan dhe mbështetjen e mjekut Di Pako. Rrahmani do t’i kthehet stërvitjes nesër”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Pas Elseid Hysajt, i cili qëndroi rreth 2 javë i izoluar dhe dje doli negativ, edhe Rrahmani kalon Koronavirusin dhe të dy shqiptarët bëhen gati për Napolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toc02/12/2020 20:10

Paragrafin e pare shruan se Elseid Hysaj vazhdon te jet i infektuar ndersa ne fund del qe e paska kaluar. Ndajeni mendjen, gazetar pambuku.

Shto koment

Denonco