Gentian Mezani jep dorëheqjen nga skuadra kosovare

Gentian Mezani jep dorëheqjen nga skuadra kosovare

14:51, 30/11/2020
A+ Aa A-

Gentian Mezani nuk është më trajner i Gjilanit. Tekniku vlonjat ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së kampionatit të Kosovës pas humbjes së djeshme në derbi me kampionët në fuqi të Dritës 2-3.

Drejtuesit e klubit gjilanas pranuan kërkesën e ish-trajnerit të Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit për të mbyllur sot bashkëpunimin mes palëve.

Mezani drejtoi Gjilanin nga marsi i vitit 2019 deri më sot në 30 nëntor 2020.

Ai arriti ta kualifikonte ekipin për herë të parë në Kupat e Europës sezonin e kaluar. Gjilani zuri vendin e dytë pas Dritës.

Edicioni i ri pati luhatje të vazhdueshme te “Skifterat”, ku në 14 ndeshje siguruan 23 pikë.

Njoftimi zyrtar

“Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit, kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhën kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falenderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentian Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco