Skandal/ Trajneri shqiptar dhunon arbitrin, arrestohet pas ndeshjes

Skandal/ Trajneri shqiptar dhunon arbitrin, arrestohet pas ndeshjes

20:54, 29/11/2020
A+ Aa A-

Ndeshja e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë (kategoria e dytë) Vitia-2 korriku ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar.

Arbitri i sfidës, Fatmir Tahiri, është dhunuar nga trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku, dhe disa pjesëtarë të klubit vendas.

Sipas mediave në Kosovë, tekniku i Vitisë është arrestuar nga policia.

Gjyqtari Tahiri rrëfeu pas ndeshjes se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar nga kupola e klubit të Vitisë.

“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për “Zërin” arbitri Fatmir Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco