Vedat Muriqin po e ndjek fati i keq te Lazio, dëmtohet në sfidën e Championsit

Vedat Muriqin po e ndjek fati i keq te Lazio, dëmtohet në sfidën e Championsit

17:02, 26/11/2020
A+ Aa A-

Vedat Muriqi ka pasur shumë probleme prej momentit kur është transferuar te Lazio.

Fillimisht, problemet fizike nuk e lejuan të ishte prezent në përgatitjen para sezonit dhe më pas radha ishte e COVID-19.

Tashmë vjen një tjetër dëmtim për sulmuesin, i cili ka ndjerë shqetësime në ndeshjen e fundit të Lazios përballë Zenit në Ligën e Kampionëve.

Lojtari përfaqësueses së Kosovës ka një problem muskulor të gradës së parë dhe në këtë formë periudha e riaftësimit e detyron të qëndrojë larg fushave të blerta për 15 ditë.

Muriqi do të humbasë sfidat ndaj Udineses e Spezias në kampionat dhe atë ndaj Borusia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Muriqi është ende në kërkim të golit të parë me bardhekaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco