Kosova ka një seri negative prej 10 ndeshjesh pa fituar, ndërsa sigurisht ajo që djeg më shumë është disfata në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve përballë Maqedonisë së Veriut, e cila i hoqi shansin “Dardanëve” të luftonin për një vend në Europian.
Një humbje që bëri të mendohej se koha e trajnerit Bernard Challandes kishte ardhur drejt fundit.
Megjithatë, vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, sqaron se për momentin nuk po e mendojnë si opsion shkarkimin e teknikut zviceran, edhe pse shtoi se trajnerët maten me rezultate.
“Nuk i kemi rënë pishman asgjë, por dihet për Challandes dhe të gjithë: Ata vlerësohen me rezultate. Fati i keq për të ka qenë se në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë me ekipin për shkak të COVID-19. Ne nuk jemi duke e menduar shkarkimin, por duam rezultate”, u shpreh Ademi.
© SYRI.net