VIDEO/ Shqipëria triumfon ndaj Kosovës dhe shpreson tek një mrekulli

VIDEO/ Shqipëria triumfon ndaj Kosovës dhe shpreson tek një mrekulli

20:56, 13/11/2020
A+ Aa A-

Ka përfunduar ndeshja midis Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Takimi u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin e ngushtë 0-1. Autor i golit për ekpin e Shpresave ishte Enis Çokaj.

Në minutën e 35’ Mesfushori përfitoi nga një krosim i Ernest Muçit, për të gjuajtur fort me kokë dhe për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për Kosovën, që iu afrua disa herë golit, por pa sukses.

Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 14 pikëve në grupin 3, për eliminatoret e Europianit, 1 pikë më pak se Austria e vendit të dytë, që u mposht ditën e sotme nga Turqia. Ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar, por Shpresat ëndërrojnë një kualifikim në Europian, ndonëse shanset janë të pakta, pasi ndeshjet tjetër luajmë me Anglinë, ndërsa Austria pret në shtëpi Andorrën. Ëndrra vazhdon…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco