Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjendja e trajnerit të Kosovës/ Challandes tregon simptomat që ka nga COVID-19

Gjendja e trajnerit të Kosovës/ Challandes tregon simptomat që ka nga COVID-19

19:47, 13/11/2020
A+ Aa A-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar përsëri pozitiv me koronavirus dhe për këtë tekniku zviceran ka folur duke treguar gjendjen e vetëizolimit dhe pjesën e humbjes së sfidës “vëllazërore” ndaj Shqipërisë:

“Nuk mund ta mohoj, që nuk ndihem mirë. Kam lodhje të lehtë fizike, por sigurisht asgjë serioze, mendërisht është një histori tjetër. Imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli, një ‘kafaz i artë’ me pamje nga deti, asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videos.

Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë. Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, jo-efektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, me vjen të bërtas: ‘O zemërim, o dëshpërim!’ Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?”, tha Challandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco