Bernard Berisha fantastik në Rusi, 2 gola dhe asist në fitoren e Akhmat Grozny

Bernard Berisha fantastik në Rusi, 2 gola dhe asist në fitoren e Akhmat Grozny

21:29, 25/10/2020
A+ Aa A-

Bernard Berisha po përjeton një moment fantastik në radhët e Akhmat Gorzny-t në kampionatin rus.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i cili u bë “mollë sherri” mes gazetarëve e specialistëve të futbollit dhe trajnerit Bernard Challandes (nuk e grumbulloi te “Dardanët” që pas humbjes me Greqinë), ishte thjesht më i miri për ekipi ne tij në fitoren 3-1 ndaj Ufa, skuadrës që mbyll klasifikimin në kampionatin rus.

29-vjeçari bëri thuajse gjithçka vetë për këtë sukses të Akhmat Grozny-t: fitoi një 11-metërsh që e shndërroi vetë në gol, asistoi Ilijin për golit e dytë të skuadrës së tij dhe realizoi të tretin për rezultatin përfundimtar 3-1.

Praktikisht, njeriu i ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco