Bledar Devolli merr drejtimin e klubit kosovar

Bledar Devolli merr drejtimin e klubit kosovar

18:36, 25/10/2020
A+ Aa A-

Bledar Devolli merr drejtimin e Drenicës në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Skënderaj zyrtarizoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp marrëveshjen me trajnerin gjirokastrit, i cili merr vendin e të dorëhequrit Fadil Rama.

Kujtojmë që 42-vjeçari ka krijuar përvojë në futbollin shqiptar si trajner në krye të Luftëtarit, Bylisit, Kamzës, Kastriotit dhe Tomorit.

Njoftimi i Drenicës

“Sot, gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenicës dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco