Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Haxhi Krasniqi bashkë me titujt e kampionit shkon për homazhe në Prekaz

Haxhi Krasniqi bashkë me titujt e kampionit shkon për homazhe në Prekaz

16:35, 15/10/2020
A+ Aa A-

Boksieri Haxhi Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë pas triumfit në garën për tituj WBA dhe IBO.

Krasinqi ka njoftuar se pas mbarimit të konferencës do të marrë rrugë për në Prekaz të Skënderajt për të bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve.

 “T’i dërgoj titujt në Prekaz e ndjej si borxh për atë vend. Ata e kanë sakrifikuar jetën e vet. Atij vendi i përkulem gjithmonë”, ka thënë boksieri nga Juniku, i cili e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Menjëherë pas mbarimit të konferencës me gazetarët, Krasinqi ka udhëtuar për në Prekaz, ku ka bërë edhe foto në kullën e Jasharajve me titujt e fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco