Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Lehtësohen masat edhe për disa aktivitete sportive

Lehtësohen masat edhe për disa aktivitete sportive

11:35, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në MKRS, Ibër Alaj dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbolli të Kosovës, po diskutojnë në panelin e parë me temën: “Sporti dhe pandemia Covid 19”, në Forumin e Sportit, që po mbahet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit.

Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport, andaj marrë parasysh numrin e vogël që merren me sport, duhet të fokusohemi që sa më shumë fëmijë të merren me sport. Prindërit, vëllezërit, motrat dhe gjyshërit duhet të marrin fëmijët për t’i regjistruar në ndonjërën prej klubeve të komunave të tyre në Kosovë, ashtu siç i marrin për t’i dërguar në shkollë, - tha ndër të tjera presidenti i KOK-ut, Besim Hasani në fjalën hyrëse të Forumit për Sportin.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të kemi lehtësim të masave në disa aktivitete sportive, të cilat janë të domosdoshme në numër dhe masë. 

"Ne do të kemi mbikëqyrje strike, bazuar edhe në zotimin që kemi marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive. Nuk do të doja që asnjë federatë të mbyllet për shkak të mosrespektimit të masave", tha ndër të tjera Zemaj.

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, tha se pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria Hoti do të dedikohet për klubet, pasi jemi të vetëdijshëm që bizneset nuk kanë mundur të ndihmojnë klubet gjatë pandemisë.

"Do të bisedojmë bashkë me kryetarin e KOK, Besim Hasani dhe federatat sportive, për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së tyre. Falënderoj trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe të gjitha federatat sportive, si dhe klubet për organizimin dhe mbajtjen në formë të sportistëve gjatë kohës së pandemisë”, - tha mes tjerash, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco