Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

COVID-19/ Ja kur do të kthehet në fushë Muriqi

COVID-19/ Ja kur do të kthehet në fushë Muriqi

10:26, 22/09/2020
A+ Aa A-

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A.

Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit.

Lajmi qarkulloi të dielën e kaluar në mbrëmje duke u konfirmuar një ditë më pas.

Muriqi tani ndodhet në Stamboll në izolim, nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, ai po pret vetëm të kthehet në Itali për të luajtur me fanellën bardhekaltër.

Javën e fundit

Muriqi zbarkoi në Romë të dielën 13 shtator.

Të hënën 14 shtator ai kreu testet mjekësore në Pideia, takoi Taren për firmë dhe së bashku bënë foton e zakonshme pas nënshkrimit të kontratës.

Të martën ai  u nis për në Stamboll një hap i domosdoshëm për të përfunduar procedurat e vizave.

Ai pritej në Formello të premten por në tamponin që bëri para se të nisej për në Romë rezultoi pozitiv.

Tani udhëtimi i tij është shtyrë dhe lojtari do të kryejë karantinën 14 ditorë në pritje të rezultatit negativ.

Përveç virusit ai nuk do të dalë në fushë edhe për shkak të dëmtimit të muskujve.

Midis rimëkëmbjes dhe përgatitjes së verës të ndërprerë praktikisht me Fenerbahce, Muriqi mund të bëjë debutimin e tij në kampionat pas ndërprerjes më 11 tetor.

Qëllimi është që të luajë në ndeshjen  Sampdoria-Lazio në 17 Tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco