Batuta e Vedat Muriqit: Tare arriti sukses me transferimin tim, shpresoj t’ia shpërblej

Batuta e Vedat Muriqit: Tare arriti sukses me transferimin tim, shpresoj t’ia shpërblej

20:18, 16/09/2020
A+ Aa A-

Firma në Itali ka qenë vetëm hapi i parë i transferimit të Vedat Muriqit te Lazio, pasi sulmuesi është kthyer menjëherë në Turqi për të finalizuar procedurat e transferimit.

Futbollisti është pikasur nga gazetarët në aeroportin e Stambollit, ku ka folur për këtë lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij.

“Atje më pritën shumë mirë. Jam i lumtur dhe shpresoj që të bëj sa më mirë atje. U ktheva në Turqi për shkak të disa procedurave, nuk është se ka ndonjë telash. Do të kthehem përsëri në Itali pas dy-tre ditësh.

Igli Tare është shqiptar, flasim të njëjtën gjuhë. Ai më dëshironte shumë në skuadrën e tij, shpresoj që t’ia shpërblej. Ai tregoi durim dhe luftoi për të më bërë pjesë të skuadrës së tij. Le të themi se edhe ai arriti një sukses me transferimin tim”, tha duke qeshur Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco