Teuta dhe Besa me fat, përfitojnë mijëra euro nga shitja e Vedat Muriqit te Lazio

Teuta dhe Besa me fat, përfitojnë mijëra euro nga shitja e Vedat Muriqit te Lazio

18:38, 15/09/2020
A+ Aa A-

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lazio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me dy klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

Sipas “Panorama Sport”, Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco