Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ky është numri që do mbajë Muriqi te Lazio, sulmuesi bën foton e parë me Igli Taren

Ky është numri që do mbajë Muriqi te Lazio, sulmuesi bën foton e parë me Igli Taren

18:13, 15/09/2020
A+ Aa A-

Klubi i Lazios pak minuta më parë zyrtarizoi transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi nga Fenerbahce.

Sulmuesi shtatlartë u largua nga klubi turk vetëm pas një sezoni që përfundoi me 32 paraqitje dhe 15 gola.

26 vjeçari u ble nga bardhekaltërit  për shumën e 20 milionë euro, teksa ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me bardhekaltërit nga e cila do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Muriqi do të mbajë tek Lazio fanellën me numrin 94, të cilën e mbante dhe te Fenerbahce.

Në prezantimin e sulmuesit kosovar, ishte edhe drejtori sportiv, Igli Tare, i cili ishte një ndër personat kyç për transferimin e tij te klubi italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco