Lazio, Muriqi arrin të Dielën. PSG u përpoq të hynte ...

Lazio, Muriqi arrin të Dielën. PSG u përpoq të hynte ...

11:00, 11/09/2020
A+ Aa A-

Lazio pret Vedat Muriqin, sulmuesin shqiptar të marrë nga Fanerbahce për 18 milion euor, plus dy bonuse.

Një goditje e shënuar nga Igli Tare disa ditë më parë me klubin turk.

Pastaj burokracia e zgjati në kohë.

Dhe pritet që të dielën (13 shtator) futbollisti të mbërrijë në Romë, duke vazhduar më pas në ditët në vijim me ekzaminimet mjeksore.

 Ai do të mbërrijë në Romë, do të nënshkruajë kontratën e tij të re, dhe me siguri do të kthehet në Turqi për një vizë pune (si një qytetar jo-BE).

Ndërkohë ekziston dhe çështja e tamponit që do të kryhet para se ai të niset për në Itali.

Interesi I PSG-së për sulmuesin shqiptar

Pas lamtumirës së Cavanit, Paris Saint- Germain po kërkonte një sulmues.

Dhe Leonardo kishte shënjestruar vetë Vedat Muriqin.

Në Turqi shkruhej: 'Francezët u shfaqen vonë  një ditë para se Lazio dhe lojtari të kishin arritur një marrëveshje'.

Por Muriqi mbajti fjalën me bardhekaltrit.

Tashmë Lazio ka në dorë futbollistin shqiptar, ata vetëm po presin mbërritjen në Romë dhe statusin zyrtar të marrëveshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco