Klubi katalanas interesohet për portierin e Përfaqësueses së Kosovës

Klubi katalanas interesohet për portierin e Përfaqësueses së Kosovës

14:13, 10/09/2020
A+ Aa A-

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, është në pronësi të Manchester Cityt, me të cilët ka debutuar edhe në ekipin e parë, por pritet që të mos qëndrojë as këtë sezon në “Etihad Stadium”.

Gardiani gjatë edicionit të shkuar ishte pjesë e Notingem Forest në Championship, por nuk arriti as atje të gjejë një vend titullari.

Tashmë ai do të kthehet në Manchester, teksa media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se për 22-vjeçarin interesohet klubi katalanas i Gironës.

Deri para një sezoni bardhekuqtë ishin pjesë e La Ligës, ndërsa këtë edicion “e vogla” e Katalonjës do të militojë në La Liga 2.

Mësohet se klubi spanjoll ka nisur bisedimet me Manchester Cityn në lidhje me formulën e transferimit të gardianit, ku nuk përjashtohet blerja përfundimtare e tij.

Ndërkohë, vetë Muriç dëshiron të luajë në një skuadër, që i ofron minuta të sigurta, luks që e ka te Girona, çka e ka shtyrë atë të pranojë kalimin në klubin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco