Ja kur mund të arrijë Muriqi tek Lazio

Ja kur mund të arrijë Muriqi tek Lazio

12:23, 10/09/2020
A+ Aa A-

Pas një njohje të gjatë dhe rraskapitëse, Lazio është shumë afër Vedat Muriqit.

Fenerbahçe u kujdes për njoftimin e mbylljes së marrëveshjes, duke konfirmuar marrëveshjen e ardhshme.

"Kanë filluar negociatat me S.S. Lazio për shitjen e lojtarit tonë Vedar Muriqi", thuhet në profilin e klubit turk në Twitter.

Për të përfunduar transferimin, në këtë pikë do të mungonin vetëm detajet e fundit burokratike, atëherë Tare do të jetë në gjendje të njoftojë tymin e bardhë për sulmuesin kosovar.


Pasi ka veshur fanellat e Giresunspor, Gençkerbirligi dhe Caykur Rizespor dhe Fenerbahçe, Muriqi është i gatshëm të bëjë hapin e madh në Serie A me fanellën e Lazios.

I ndjekur gjatë nga klubi i Lotito, futbollisti në sezonin e kaluar shënoi 17 gola në 36 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës së Turqisë.

Kjo performancë e tij i bindi Biancocelesti të vinte bast mbi të për të bërë partner me Immobile dhe për të hyrë në një negociatë të gjatë dhe të komplikuar.

Negocimi që tani duket se ka arritur aktin përfundimtar.

Pas njoftimit zyrtar të pronarit të klubit turk, në fakt hapat e fundit për transferimin në Romë duhet të përfundojnë në ditët në vijim.

Atëherë Lazio do të jetë në gjendje të përqafojë sulmuesin e tyre të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco