Federata e Kosovës reagon për anulimin e sfidës së Championsit, Drita-Linfield

Federata e Kosovës reagon për anulimin e sfidës së Championsit, Drita-Linfield

17:50, 11/08/2020
A+ Aa A-

Ka ardhur reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas anulimit të ndeshjes Drita – Linfield.

Finalja e fazës paraeliminatore e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Linfield është anuluar, pas paraqitjes së një rasti të ri me COVID-19 te skuadra kosovare.

Është tani Komisioni i Disiplinës te UEFA, që do të vendosë për fatin e këtij takimi.

Reagimi i FFK-së:

Ndeshja finale e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Nion në orën 18:00 është pezulluar. Ky vendim është marrë pasi autoritetet shëndetësore të Zvicrës në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur për karantimin e KF ‘Drita’, pasi një tjetër lojtar i kampionëve kosovarë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lojtari i cili rezultoi pozitiv, më parë kishte dalë negativ në testin e bërë më 7 gusht.

Në njoftimin e UEFA-s tutje thuhet se i gjithë ekipi i KF ‘Drita’ ishte testuar negativ para ardhjes së tyre në Zvicër, mirëpo të premten një lojtar nga KF ‘Drita’ doli pozitiv në prag të ndeshjes kundër Inter Club d’Escaldes. Në përputhje me protokollin e UEFA-s ky lojtar u fut në karantinë, së bashku me një shok të skuadrës që kishte kontakt të ngushtë.

Lojtari i dytë që rezultoi pozitiv kishte kontakt edhe me anëtarët e tjerë të delegacionit gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka bërë që autoritetet zvicerane ta vendosin tërë skuadrën kosovare në karantinë. Për këtë arsye ndeshja nuk mund të zhvillohet, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Tani kjo çështje do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar.

Ndërkohë, FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e Covid 19, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën.

Me këtë rast lusim UEFA-n dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco