Ekipet kosovare mësojnë kundërshtarët e Europa League

Ekipet kosovare mësojnë kundërshtarët e Europa League

17:06, 09/08/2020
A+ Aa A-

Është hedhur sot shorti edhe për turin paraeliminator të Ligës së Europës, ku do të marrin pjesë dy skuadrat e Kosovës, Gjilani si vendi i dytë në kampionat dhe Prishtina si fituese e Digitalb Kupës.

Kështu skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani do të gjejë përballë ekipin nga San Marino, Sp Tre Pene, ndërsa kryeqytetasit e Kosovës do të ndeshen me ekipin nga Gjibraltari, Linkoln Red IMPS.

Të dy sfidat do të luhen me ndeshje teke dhe skuadrat e Kosovës kanë shanse reale që të kualifikohen për të luajtur në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco