Lajmi i fundit

Votimi në Strasburg, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

Rrahmani e mbyll me Veronën: U rrita shumë si lojtar dhe si njeri

Rrahmani e mbyll me Veronën: U rrita shumë si lojtar dhe si njeri

23:44, 05/08/2020
A+ Aa A-

Amir Rrahmani e ka mbyllur pas vetëm një viti aventurën te skuadra e Veronës, por pas një viti si protagonist, që i dha mundësinë të siguronte një kontratë edhe më të rëndësishme me Napolin.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, tashmë do të bëhet pjesë e napolitanëve dhe ka zgjedhur rrjetet sociale që t’i japë lamtumirën Veronës.

Një vit i mrekullueshëm. Një vit i paharrueshëm, i pari i imi në Itali, ku jam rritur shumë si lojtar dhe si njeri. Po largohem nga Verona dhe Hellas, por do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj klubit, trajnerit Juriç, shokëve të mi të skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm verdheblu, që më kanë mbështetur dhe më kanë dashur që nga dita e parë, deri në të fundit, edhe kur kanë mësuar se e ardhmja ime do të ishte larg Veronës. Vetëm një fjalë, e fundit, faleminderit”, shkruan Rrahmani në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco