Igli Tare vazhdon të tentojë afrimin e lojtarëve shqiptarë te Lazio.
Këtë herë drejtori sportiv po përpiqet të afrojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahce, që ka bërë që në gjurmët e tij të vihen skuadra të mëdha si Tottenham dhe së fundmi Lazio.
Muriqi, i cili në të kaluarën ka luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës, sezonin e ri mund ta shikojmë në Serinë A.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare e shikon kosovarin si zëvendësuesin ideal për Caisedon, i cili pritet të largohet këtë sezon nga Lazio.
Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe sulmuesi i Realit, Borja Mayoral, i cili gjithashtu pëlqehet nga italianët.
© SYRI.net