Vetëm 19 vjeç dhe do të hyjë në historinë e futbollit, ja pse

Vetëm 19 vjeç dhe do të hyjë në historinë e futbollit, ja pse

14:29, 05/08/2020
A+ Aa A-

Federata hollandeze e futbollit i kanë thënë po një futbolliste femër që të luaj në një ekip meshkujsh në kategorinë e katër të vendit: qëllimi është pjesmarrja më e madhe e vajzave në këto ekipe.

Sarà Ellen Fokkema19 vjeç do të bëjë histori pasi është e para e pranuar në një ekip meshkujsh VV foarut.

‘Është fantastike që të vazhdoj të luaj në këtë ekip. Unë kam luajtur me këta djem që kur isha pesë vjeç’ është shprehur Fokkema duke vazhduar më tej:

'Është një sfidë e vërtetë por kjo më emocionon më shumë. Unë e pyeta klubin nëse është e mundur dhe së bashku ia paraqitem kërkesën federatës. Shokët e mi të ekipit gjithashtu reaguan me entuziazëm për faktin se unë do të jem me ta. Nuk mund të them më shumë por jam shumë e lumtur që kam mundësi të marr pjesë në këtë plan pilot’.

FA Hollandeze ka thënë se do të monitorojë progresin dhe, nëse ka sukses, do të konsiderojë ndryshimin e rregullave në mënyrë të përhershme që vajzat  të luajnë në ekipe meshkujsh.

Në Holland ka ekipe të përziera që i përkasin kategorive të fëmijëve.

Gjithashtu futbolli i femrave u njoh për herë të parë në Hollandë në 1971, ndërsa futbolli i përzier u prezantua në 1986.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco