Besiktas dhe Galatasaray ‘luftë’ në merkato për ish-lojtarin e Skënderbeut

Besiktas dhe Galatasaray ‘luftë’ në merkato për ish-lojtarin e Skënderbeut

20:43, 28/07/2020
A+ Aa A-

Luftë në merkato mes dy gjigantëve turq Besiktas dhe Galatasaray për talentin kosovar të Ballkanit, Blend Baftiu, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon.

Lajmi i bujshëm për interesimin e dy skuadrave të Stambollit për 22-vjeçarin është publikuar nga mediat turke.

Ish-lojtari i Skënderbeut, i cili luan si mesfushor i avancuar, spikati në sezonin e fundit edhe falë 19 golave të realizuar me skuadrën që drejtohet nga Ismet Munishi.

Baftiu ka edhe një vit kontratë me Ballkanin dhe klubi nga Suhareka mund ta lërë të lirë vetëm kundrejt një shumë të caktuar, madje nëse vendos ta shesë Ballkani do të kërkojë të ruajë edhe një përqindje të kartonit të Baftiut për të përfituar sërish në rast rishitjeje në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco