Kampionia e Kosovës përballë Interit në Champions League

Kampionia e Kosovës përballë Interit në Champions League

12:21, 24/07/2020
A+ Aa A-

Drita ka mësuar zyrtarisht emrin e kundërshtarit në gjysmëfinalet e raundit paraeliminator të Champions League për sezonin 2020-2021.

Skuadra e Ardian Nuhit, të cilën shorti i hedhur pak ditë më parë e kishte vendosur përballë kampiones së Andorrës, do të përballet në gjysmëfinale me ekipin e Inter Escaldes, që mbrëmjen e së mërkurës fitoi për herë të parë në historinë e saj titullin kampion në Andorra.

Bëhet fjalë për një skuadër që është krijuar 29 vite më parë dhe luan për herë të parë në kompeticionet europiane.

Sfida mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në javën e 2-të të gushtit në Nyon, me Dritën që është e favorizuar për të kaluar në finalen e turit paraeliminator, aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Linfield-Tre Fiori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco