Altin Lala zgjedh klubin e duhur për Milot Rashicën

Altin Lala zgjedh klubin e duhur për Milot Rashicën

16:40, 16/07/2020
A+ Aa A-

Menaxheri i futbollistit të njohur të Kosovës, Milot Rashicës, dhe ish-futbollisti i shquar i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, pranoi se Leipzig i përshtatet më së miri stilit të lojës së 24-vjeçarit.

Për “Deuchstube”, Lala shtoi se Leipzig është klubi i duhur t’i bëjë lojtarët më të zotë.

Sipas “Sport Bild”, Rashica ka refuzuar Milanin dhe Liverpoolin dhe dëshiron të luajë për skuadrën e njohur gjermane.

“Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojës i përshtaten shumë mirë Milotit. Përveç kësaj, ata janë një klub që i përmirësojnë futbollistët”, u shpreh Lala.

Werder Bremeni pranon ta shesë mesfushorin me tipare sulmuese për jo më pak se 20 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco