UEFA kërkon dorëheqjen e presidentit të Federatës së Kosovës

UEFA kërkon dorëheqjen e presidentit të Federatës së Kosovës

16:20, 15/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndodhet në një pozitë tepër të vështirë.

Media vendase, “Gazeta Metro”, raporton se UEFA i ka dërguar një kërkesë zyrës së FFK-së që kreu i futbollit në Kosovë të japë dorëheqjen, pasi është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 9 muaj burg për shantazh me qëllim përfitimi material.

Po kjo media raporton se ka pyetur FFK-në, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje.

Agim Ademi u shpall fajtor së bashku me Muharrem Ramën se ka kërcënuar shtetasin Dritëro Kadollin për t’u dorëzuar 30 mijë euro ose një automjet tip “BMW X5” duke i bërë favor kryetarit të Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco