Valon Berisha nuk rikthehet te Lazio, firmos me klubin francez

Valon Berisha nuk rikthehet te Lazio, firmos me klubin francez

09:41, 10/07/2020
A+ Aa A-

Valon Berisha nuk është më një futbollist i Lazios, por do të luajë në kampionatin francez të futbollit.

Lëvizja e papritur është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme nga Lazio, që i ka gjetur të gjithë të papërgatitur, pasi siç ndodh zakonisht, negociatat e Igli Tares me klubet e tjera janë gjithmonë të fshehta e të paparashikueshme.

Berisha është prezantuar në darkë në radhët e Reims, skuadër ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli, duke nënshkruar atje një kontratë 4-vjeçare dhe vazhduar aventurën e tij në elitën e futbollit francez ku shpreson të lërë më tepër gjurmë sesa bëri në Itali.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për 5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco