FOTO/ Verona ‘zbriti’ Interin në vend të 4-t, notat për Rrahmanin dhe Marash Kumbullën

FOTO/ Verona ‘zbriti’ Interin në vend të 4-t, notat për Rrahmanin dhe Marash Kumbullën

08:47, 10/07/2020

Interi nuk arriti dot të fitonte mbrëmjen e djeshme në fushën e Veronës dhe me barazimin 2-2 i lëshoi vendin e tretë Atalantës, shkruan Syri.net.

Për Veronën titullarë ishin dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Rrahmani luajti gjatë gjithë takimit, madje dha edhe asistin e golit të barazimit të vendësve, ndërsa Kumbulla u zëvendësua në minutën e 84-t.

Pas ndeshjes, Kumbulla u vlerësua me notën 7.3, ndërsa Rrahmani me 6.6.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të sfidës Verona-Inter.   

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco