Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Debatik Curri: Jam bërë pishman që jam rikthyer në futbollin e Kosovës

Debatik Curri: Jam bërë pishman që jam rikthyer në futbollin e Kosovës

15:08, 09/07/2020
A+ Aa A-

Ndihmëstrajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, ka folur rreth ndeshjes së djeshme Gjilani-Prishtina 2-1, e cila pati incidente.

I ftuar në televizionin “Klan Kosova”, Curri deklaron se Prishtina u dëmtua në këtë takim dhe se është bërë pishman që po merret me futbollin kosovar.

“Personalisht mendoj se nuk ia vlen që të merrem me futbollin kosovar. Investitorët japin nga 1 milion euro dhe në fund hidhet poshtë mundi i të gjithëve e më së shumti i futbollistëve që po vrapojnë kot, pasi po dëmtohemi”, tha ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Gjyqtari Kreshnik Vula ndëshkoi portierin e Prishtinës, Visar Bekaj, me karton të kuq, i cili po vlerësohet si i padrejtë.

Pas ndeshjes me spraj lotsjellës nga Policia e Kosovës u sulmua trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ku pësuan edhe disa lojtarë të skuadrës së kryeqytetit të Kosovës, që u dërguan në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco