Drejtuesi i Werderit; Do ta gjejmë një zgjidhje për Milot Rashicën

Drejtuesi i Werderit; Do ta gjejmë një zgjidhje për Milot Rashicën

14:42, 08/07/2020
A+ Aa A-

Pasi siguroi qëndrimin në Bundesligë, Werder Bremen është gati ta shesë Milot Rashicën, por kërkon 25-30 milionë euro për kartonin e yllit kosovar.

Këtë e ka thënë edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Franck Baumann.

“Nëse një klub shpreh interesim specifik, do të ulemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Interesimin më serioz për 24-vjeçarin, cili ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, e ka shfaqur Leipzig.

Mirëpo ky klub shpresonte që Werderi do të binte nga Bundesliga dhe në këtë mënyrë do të mund ta blinte Rashicën për 15 milionë euro.

Leipzigu e sheh Rashicën si zëvendësues ideal të Timo Wernerit, të cilin e shiti te Chelsea.

Tashmë gjërat janë komplikuar, pasi çmimi prej 30 milionë eurosh po duket i lartë nga klubet e interesuara për Rashicën.

Futbollistin vushtrrias në Gjermani e duan Leipzigu, Borussia Dortmundi e Hertha Berlini.

Në Itali, atë e pëlqejnë Milani, Lazio e Napoli.

Kurse, në Angli, interesim për futbollistin ofensiv kanë shprehur Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Ham United e Brighton.

Edhe vetë ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Werderi.

Ai i ka realizuar 11 gola këtë sezon me klubin gjerman, ku ishte protagonist në dy sezonet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco