Milot Rashica, objektiv i merkatos së Milanit

Milot Rashica, objektiv i merkatos së Milanit

11:29, 23/06/2020
A+ Aa A-

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar sot në mediat italiane. Bëhet fjalë për objektivat e Milanit në merkato.

Sipas “Sky Sport”, gjatë javës pritet një takim mes administratorit të kuqezinjve dhe Ralf Rangnik, ku me shumë gjasa veç të tjerash do të diskutohet edhe për futbollistët që pritet të afrohen të Milani sezonin e ardhshëm.

Së fundmi janë publikuar edhe 3 futbollistët e piketuar nga drejtuesit, ku mes tyre bën pjesë edhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica.

Pritet që kuqezinjtë të shpenzojnë 16 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit.

Ai pëlqehet edhe nga Rangnik dhe mund të jetë një investim i rëndësishëm për Milanit.

Ndërkohë 2 profilet e tjera të studiuara nga drejtuesit kuqezinj janë Upamekano dhe Patrik Shik.

Të dy këta futbollistë janë pjesë e Leipzig dhe pritet që me shumë gjasa t’i bashkohen klubit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco