Trajneri Mezani dhe 6 lojtarë nga Shqipëria dalin negativ nga testimet në Kosovë për COVID-19

Trajneri Mezani dhe 6 lojtarë nga Shqipëria dalin negativ nga testimet në Kosovë për COVID-19

20:38, 21/05/2020
A+ Aa A-

Skuadra e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës merr lajme të mira nga trajneri dhe gjashtë futbollistët nga Shqipëria, që pasi qëndruan një javë në izolim, mund t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit.

“Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.

Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e jeshile futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativë edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco