Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Në Kosovë do të testohen të gjithë futbollistët, tamponët i siguron Federata

Në Kosovë do të testohen të gjithë futbollistët, tamponët i siguron Federata

16:34, 21/05/2020
A+ Aa A-

Federata e Futbollit e Kosovën ka dalë me një deklaratë ku ka njoftuar se do të testohen për Koronavirus të gjithë futbollistët.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet tek futbollistët në çdo klub.

Ndaj FFK-ja kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e dhëna nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19.

Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit.

Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses.

Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollistët!”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco