Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Futbollisti i Superligës së Kosovës del pozitiv me Covid-19

Futbollisti i Superligës së Kosovës del pozitiv me Covid-19

17:47, 20/05/2020
A+ Aa A-

Shfaqet rasti i parë me koronavirus në Superligën e Kosovës.

Bëhet fjalë për një futbollist të klubit të FC Dritës.

Lajmin e bëri të ditur skuadra gjilanase, të cilët nuk zbuluan emrin e personit të prekur me Covid-19.

Klubet e Superligës së Kosovës janë rikthyer në stërvitje, por ata nuk janë testuar 

Njoftimi i FC Dritës:

Sot është pritur që klubit t’i bashkohen edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të shqetësuar nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i uron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në çdo rrethanë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco