Shtohet interesimi për Vedat Muriqin, e duan edhe 3 klube angleze

Shtohet interesimi për Vedat Muriqin, e duan edhe 3 klube angleze

11:44, 15/05/2020
A+ Aa A-

Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë këtë sezon, teksa ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahçen në Turqi.

Pikërisht paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e kampionateve të mëdha.

Lazio dhe Napoli e ndjekin prej kohësh futbollistin dhe do të përpiqen ta afrojnë në verë, por nuk janë vetëm këto dy ekipe që duan shërbimet e sulmuesit.

Interes për Muriqin kanë shfaqur edhe 3 ekipe angleze. Bëhet fjalë për Tottenham, Cristal Palace dhe Leicester.

Të 3 këto klube e pëlqejnë shumë sulmuesin kosovar dhe do përpiqen ta bëjnë pjesë të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco