Milot Rashica kryen bashkë me familjen testin për Koronavirus

Milot Rashica kryen bashkë me familjen testin për Koronavirus

08:43, 13/05/2020
A+ Aa A-

Skuadra e Werder Bremen do të sigurohet që nuk do të ketë probleme gjatë vijimit të sezonit pas rifillimit të Bundesligës e për këtë arsye, po merr çdo masë të mundshme që asnjë futbollist të mos bjerë në kontakt me virusin.

Ndaj këto ditë, ka instruktuar lojtarët që t’u kërkojnë familjarëve të kryejnë testimet vullnetare për COVID-19 dhe ata i janë përgjigjur pozitivisht.

Menaxheri Frenk Bauman konfirmoi se këtë javë familjarët duhej t’u nënshtroheshin testeve, sipas protokollit të Bundesligës, ndërsa për ata që nuk pranonin, duhej që të sillnin listën e personave që kishin kontaktuar rregullisht.

Lojtarët janë shfaqur kryesisht me partneret e tyre, e në pak raste edhe me ndonjë nga fëmijët.

Por Milot Rashica i ka bërë gjërat siç duhet për të shmangur çdo problem për veten dhe për klubin që lufton për mbijetesë. 

Futbollisti i Kosovës është paraqitur në klub bashkë me bashkëshorten e tij, Belkize, si dhe me dy prindërit, me të cilët jeton, për të zhvilluar testet anti-Koronavirus.

Sipas protokollit, një gjë të tillë do të duhet ta bëjnë edhe kur të rifillojë sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco