Epidemia e koronavirus që ka mbërthyer botën, ka ndikuar edhe te klubet e futbollit.
Këta të fundit po përballen me probleme finaciare dhe për këtë arsye u kanë kërkuar futbollistëve që të ulin pagat.
Me probleme të tilla po përballet dhe klubi i Ferizajt në Kosovë. Mirëpo sikur të mos mjaftonte kjo krizë që ka prekur skuadrën kosovare, ajo ka edhe probleme të tjera, pasi ka nga tre muaj që nuk i paguan lojtarët e saj.
Kjo situatë e rëndon tej mase pozicionin e futbollistëve, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe që varen pikërisht nga të ardhurat nga futbolli.
I tillë është edhe Viktor Kuka, mbrojtës i Ferizajt, i cili e ka shprehur këtë problem në rrjetet sociale.
Ndërsa në klubet evropiane po diskutohet për uljen e përkohshme të rrogave të futbollistëve, lojtari i Ferizajt ka një problem tjetër: se si ta mbajë familjen kur s’është paguar në muajt e fundit!
“ Si me e ulë pagën kur nuk kam marr rrogë që nga 3 muaj!?, ka shkruar mbrojtësi i djathtë i Ferizajt në Facebook, duke iu kujtuar komentuesve se mospagesa i shkakton telashe pasi me paratë e rrogës do të duhet të mbajë familjen.
Shqetësimin e tij e kanë shfaqur edhe futbollistët tjerë të Ferizajt.
© SYRI.net